Publikohet vëllimi i dytë i librit “Shqiptarët në Luftën e Dytë Botërore” me autor historianin dhe profesorin Paskal Milo.

Ky është një projekt i madh i nisur nga autori 7 vite më parë dhe që përfundoi me vëllimin e dytë të librit. Brezat e rinj shqiptarë nuk e përjetojnë këtë histori me atë gjallëri dhe me ato emocione si paraardhësit e tyre. Është e njohur se koha i relativizon ngjarjet dhe e bën gjykimin e tyre më të matur e objektiv. Mendjet e militarizuara e me barut të thatë në gojë për fat të mirë, janë pakësuar shumë dhe në llogoret e vjetra të luftës verbale kanë mbetur vetëm ushtarë që nuk e kuptojnë kohën që jetojnë.

Janë bërë përpjekje që ashtu si dhe në vëllimin e parë edhe në këtë të dytin të shkruhet një histori sa më afër të vërtetës, sa më realiste dhe njerëzore. Jo çdo njeri që merr të shkruajë është historian. Aq më tepër kur ballafaqohet me çështje të koklavitura që nuk mund të sqarohen me fraza subjektiviste e mendësi folkloriste. Historia shkruhet me dokumente dhe ndihmohet nga burime të tjera që quhen të dorës së dytë.

Vlera e çdo libri të shkruar në lëmin e historisë matet nga disa tregues: nga të rejat që sjell e nga të vërtetat që përcjell, nga metoda që përdoret e nga thellësia e analizës që e përshkon, pa folur për stilin e të shkruarit. Libri është jo vetëm kënaqësi por dhe sfidë për autorin.

Pikat themelore në të cilat është përqëndruar ky vëllim i dytë i këtij libri studimor janë:

  1. Shqipëria nën pushtimin gjerman
  2. Fillimi i armiqësive të hapura ndërshqiptare
  3. Dimri i madh i luftës
  4. Rezistenca shqiptare dhe aleatët në pranverë 1944
  5. Rënia dhe ngritja e pushteteve
  6. Fundi i luftës. Fitorja e Shqipërisë antifashiste

Të dhëna për librin 

Titulli: Shqiptarët në Luftën e Dytë Botërore (Vëll. II)

Autor: Paskal Milo

Shtypur nga: Kristalina- KH

Viti: 2021

Gjinia: Histori

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA