2692 qytetarë janë arrestuar në protestat në Rusi kundër luftës në Ukrainë që prej të enjtes.

Të paktën 1,370 prej tyre u arrestuan në protestat në Moskë, ndërsa vijojnë  në të paktën 27 qytete.

Të enjten, Komiteti Hetues i Rusisë paralajmëroi se pjesëmarrja në çdo protestë kundër luftës ishte e paligjshme.

Ai gjithashtu tha se veprat penale mund të futeshin në dosjet kriminale të pjesëmarrësve, të cilat do të “lënin gjurmë në të ardhmen e personit”.

Top Channel