Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako ka zhvilluar sot një takim me gratë në Sukth, për t’i informuar për politikat e rëndësishme sociale që do të aplikohen në atë zonë.
Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako ka zhvilluar sot një takim me gratë në Sukth, për t’i informuar për politikat e rëndësishme sociale që do të aplikohen në atë zonë.
Përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në “Facebook”, Sako shkruan se qëllimi i këtyre politikave socialë është që të ndihmojë sa më tepër shtresat në nevojë për përmirësimin e jetës së tyre sociale.
Sako bëri me dije se Sukthi do të ketë një zyrë të re këshillimi dhe shërbimi për njerëzit në nevojë dhe se do të ketë edhe programe të posaçme për strehimin e familjeve të pastreha.
Duke e cilësuar si një takim të “ngrohtë” , kryebashkiakja e Durrësit thekson një mbështetje për fuqizimin e rolit të gruas në familje dhe shoqëri.
Top Channel