Ylli i Manchester City-t: Uroj që Putin të ketë një vdekje shumë të dhimbshme!

24/02/2022 20:24

Futbollisti ukrainas, Oleksandr Zinchenko, i cili luan për Manchester City-n, reagoi në “Instagram”, duke thënë se shpreson se Vladimir Putin do të ketë “vdekjen më të dhimbshme” pasi presidenti rus nisi një pushtim ndaj Ukrainës.

“Shpresoj të kesh një vdekje me shumë vuajtje dhe dhimje“, -ky ka qenë mesazhi që ka dërguar mbrojtësi i Cityt, i cili ka nxjerrë edhe një foto të presidentit rus. Megjithatë, ai postim është fshirë dhe Zinchenko pretendon se “Instagrami” i hoqi postimet e tij, diçka që lojtari e konsideron si censurë ndaj mendimit të tij, raporton “Daily Mail”.

Tre herë fituesi i Premier League u shpreh se ai “nuk mund të bëjë një hap prapa” ndërsa “e gjithë bota e civilizuar është e shqetësuar për vendin tim”.

Rusia ka nisur një sulm gjithëpërfshirëse kundër Ukrainës, duke dërguar tanke dhe duke bombarduar të gjithë vendin. Popullsia ukrainase po përpiqet të largohet nga vendi ndërsa sulmi rus vazhdon.

Top Channel