Champions League/ Bayerni i jep shuplakë Bodos, United nuk kursehet me debutuesit, Como shkëlqen ndaj Leipzig (Video)
Në këtë situatë kaotike sulmesh, presionesh dhe praglufte, UEFA ka njoftuar një mbledhje të jashtëzakonshme të bordit të saj të Komitetit Ekzekutiv ditën e premte.
Në njoftimin e saj të brendshëm qeveria europiane e futbollit ka bërë të ditur se do të zhvillohet menjëherë ky takim për shkak të përshtjellimit të situatës për të vlerësuar gjendjen dhe për të marrë vendimet e nevojshme për aktivitet që lidhen me të.
Një ndër temat kryesore pritet të jetë çështja e zhvillimit të finales së Champions League më 28 maj në Shën Petërburg në stadiumin GazProm Arena me një kapacitet prej 68 .000 vendesh. Kjo ndeshje e planifikuar të zhvillohej atje që në vitin e shkuar, sëbashku me finalet e tjera të kompeticioneve europiane.
Në të njëjtën kohë federata polake e futbollit ka kontaktuar FIFA-n për të qartësuar në mënyrë urgjente pozitën e saj në lidhje me ndeshjet eliminatore të Kupës së Botës, pasi atyre do t’i duhet të luajnë ndeshjen e tyre në Moskë muajin e ardhshëm.
Për arsye sigurie federata polake ka njoftuar se nuk mund të rrezikojë futbollsitët e saj në këtë situatë që të udhëtojnë drejt Rusisë.Në bazë të shortit të hedhur për ndeshjet e play-off-it fituesi i ciftit RUsi-Poloni do të përballet me fituesin e çiftit Suedi-Republikë Ceke.
Top Channel