Conference League/ Fitore të thella për Bodo/Glimt, Marseille dhe Leicester City

24/02/2022 21:40

Bodo/Glimt ka fituar me rezultatin 5-1 ndaj skocezëve të Celtic, duke siguruar kualifikimin për në raundin e 1/8-ave të Conference League.

Takimi i parë mes këtyre dy ekipeve u mbyll sërish me triumfin e norvegjezëve me rezultatin 3-1, ndërsa sot i vendosën vulën kualifikimit. Golat e ndeshjes së kësaj të enjtjeje u realizuan nga Solbakken në minutën e 9’ dhe nga Vetlesen në minutën e 69’.

PSV ka siguruar kualifikimin ndaj ekipit të Maçabi Tel Aviv, duke fituar me rezultatin 1-2 në dy takimet e zhvilluara mes tyre për raundin e 1/16-ave. Ndeshja e parë u mbyll me rezultatin 0-1 për holandezët, ndërsa sot janë ndarë me barazimin 1-1, me golat që për PSV e realizoi Vertessen në minutën e 85’, teksa për ekipin nga Izraeli shënoi Glazer në minutën e 90+1.

Partizani i Beogradit është skuadra e tretë që ka siguruar raundin e 1/8-ave të Conference League, ndërsa në dy ndeshjet e zhvilluara me Sparta Prague ka triumfuar me rezultatin 3-1 Takimi i parë mes tyre u mbyll me rezultatin 1-0, ndërsa ndeshja e dytë përfundoi 2-1 për ekipin serb, me golat që për Partizanin këtë mbrëmje i realizoi të dy Gomes në minutën e 7’ dhe të 24’, teksa për skuadrën çeke realizoi Hlozek në minutën e 85’.

Francezët e Marseille kanë triumfuar me rezultatin 1-6 ndaj ekipit të Qarabag në dy ndeshje shumë interesante dhe kështu siguruan kualifikimin për në raundin e 1/8-ave të Conference League. Takimi i parë mes tyre u mbyll me rezultatin 1-3, ndërsa sot Marseille shënoi edhe 3 gola të tjerë, që u realizuan nga Gueye në minutën e 12’, Guendouzi në minutën e 77’ dhe de La Fuente në minutën e 90+2’.

Leicester City është skuadra e pestë deri më tani që ka mundur të kualifikohet për në raundin e 1/8-ave të Conferece League, pas dy ndeshjeve me Randers, të cilat i fitoi me rezultatin 2-7. Takimi i parë mes tyre përfundoi me 1-4, teksa këtë mbrëmje anglezët fituan me rezultatin 1-3. Golin për Randers e realizoi Odey në minutën e 84’, teksa për Laicester realizuan Barnes në minutën e 2’, ndërsa Maddison realizoi dopietë në minutën e 70’ dhe të 74’.

Top Channel