Rama debat me Tabakun në komision/ Kryeministri: Në 2013-ën gjysma e vendit jetonte me plehrat

23/02/2022 13:05

Kryeministri Edi Rama po dëshmon sot në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve.

Tabaku: Kur ka kaluar vendimi i këshillit të ministrave për mbështetjen e financimit të konstratës koncesionare të inceneratorit të Elbasanit?

Rama: Jeni ju që më keni akuzuar si organizatorin e një bande kriminale qëndrimi im është heroikisht i sjellshëm. Kur më pyesni a e mban mend ti në datën filan, sikur është marrë vendimi për të sulmuar, pse duhet të mbaj mend unë mbledhje qeveria që nuk kanë asgjë ngjarje që për juve mund të jenë ngjarje. Domethënë a e mbani mend ju atë ditë që bëtë aferën kriminale?! Jo nuk e mbaj mend. Mos më cito sipas qejfit, jam i gjatë fatkeqësisht për ju.

Tabaku: Qetësi zoti Rama.

Rama: Nuk bën sens, juve mos ofendoni inteligjencën time. Jeni ju që po bëni propagandë, pyetja e mban mend këtë mbledhje qeverie nuk bën sens. Mbaj mend një mbledhje qeverie që vumë fotografinë e Ismail Qemalit.

Tabaku: A jeni në dijeni që çdo punë e bërë është bërë me paratë e buxhetit të shtetit?

Rama: Ish ministri nuk është i akuzuar për asnjë mbledhje qeverie, as për ndonjë aferë, ai është nën akuzë për korrupsion që ai individualisht ka kryer me palën tjetër, prandaj kur fola pak më parë kishte lidhje përgjigja ime. Në Elbasan dhe Fier janë ndërtuar dy vepra që unë jam krenar.

Tabaku: A jeni një dijeni të faktit që është financuar me buxhetin e shtetit?

Rama: Jam shumë i fokusuar, mos më ndërprisni. Në 2013-ën vetëm gjysma mbulohej me shërbimin e grumbullimit të mbetjeve, gjysma ishte e mbuluar e jetonte me plehrat.

Tabaku: A jeni në dijeni që tre impiantet janë financuar nga buxheti i shtetit.

Rama: Jo jo tre…

Komisioni Hetimor është ngritur të hedhur dritë mbi dyshimet se zyrtarë të lartë kanë abuzuar me fondet publike në miliona euro me tre incineratorët e mbetjeve urbane në Elbasan, Tiranë dhe Fier.

Deri më tani në komision kanë dëshmuar emra të qeverisë socialiste, si ministrja Belinda Balluku; ministri Arben Ahmetaj; Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi.

Po ashtu para komisionit kanë dhënë dëshmi edhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj; kryetarja e bashkisë së Durrësit, Valbona Sako; kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja si dhe kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA