Monika Lubonja dhe Ilir Shaqiri, gjatë qëndrimit të tyre në “Big Brother VIP” kanë kaluar momente të bukura, por kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin dhe debate të forta.

Në “Post Big Brother VIP”, dy ish-konkurrentët u përballën për herë të parë. Aktorja tha se është zhgënjyer disa herë nga balerini, por gjërat i kanë diskutuar.

“Këto gjëra i kemi lënë pas”, tha Monika.

E pyetur nga Arbana Osmani se çfarë do të bënte ndryshe, nëse do të ripërsëritej kjo eksperiencë, Monika tha:

Do t’i jepja akoma kohë Ilirit që të njihte Monikën, jam po e njëjta dhe jashtë kësaj loje”.

Por, a mund të kenë një raport, tani që ‘reality show’ ka përfunduar:

Pavarësisht si janë ngritur opinionet edhe brenda dhe jashtë, për mua ka rëndësi Monika dhe Iliri, si është Monika për Ilirin dhe si është Iliri për Monikën”, u përgjigj aktorja.

Iliri: E kam vlerësuar Monikën, kam thënë opinionin tim kur ka qenë e nevojshme.

Monika: Më erdhi keq që Iliri tha Monika si figurë duhet të ishte në finale, si meritë jo. Unë e tregoj në teatër atë atë që bëj. Këtu erdha të luaj, të krijoj miqësi, që e kam bërë.

FOTO GALERI
1/15

Top Channel