Mijëra çifte kineze martohen në datën ‘e fatit’ 22/02/2022 (fotot)

22/02/2022 19:53

Mijëra çifte në Kinë kanë vendosur të martohen në ditën që koinçidon me datën e konsideruar “fatsjellëse” 22/02/2022.

E marta është dita e 22-të e muajit të parë të vitit Hënor dhe dita e dytë e javës, që sipas bestytnisë vendase shton shanset e fatit të mirë.

Regjistrime të shumta kishin ardhur për nënshkrime martese në këtë ditë, teksa zyra e punëve civile në Pekin tha se më shumë se 500 çifte kishin marrë dokumentet.

Edhe në zona të tjera kishte vërshime të tilla martesash për datën e sotme,  si në qytetin lindor Nanjing, që regjistroi më shumë se 2,200 bashkime zyrtare.

Nusja Zhang Wei nga Guangzhou, tha se dita e sotme ishte shumë kuptimplotë per të.

“Kontrollova kalendarin Hënor dhe pashë që ishte ditë e veçantë. Edhe ditëlindja ime është ditën e 22-të, numri im me fat është 2 prandaj zgjodha këtë ditë”.

 

FOTO GALERI
2/7
Regjistrime të shumta kishin ardhur për nënshkrime martese në këtë ditë

Top Channel