Foto/ Veshja që tërhoqi gjithë vëmendjen, Charlize Theron shfaqet me një look të ri në turin botëror të “The Odyssey”
Mijëra çifte në Kinë kanë vendosur të martohen në ditën që koinçidon me datën e konsideruar “fatsjellëse” 22/02/2022.
E marta është dita e 22-të e muajit të parë të vitit Hënor dhe dita e dytë e javës, që sipas bestytnisë vendase shton shanset e fatit të mirë.
Regjistrime të shumta kishin ardhur për nënshkrime martese në këtë ditë, teksa zyra e punëve civile në Pekin tha se më shumë se 500 çifte kishin marrë dokumentet.
Edhe në zona të tjera kishte vërshime të tilla martesash për datën e sotme, si në qytetin lindor Nanjing, që regjistroi më shumë se 2,200 bashkime zyrtare.
Nusja Zhang Wei nga Guangzhou, tha se dita e sotme ishte shumë kuptimplotë per të.
“Kontrollova kalendarin Hënor dhe pashë që ishte ditë e veçantë. Edhe ditëlindja ime është ditën e 22-të, numri im me fat është 2 prandaj zgjodha këtë ditë”.
Top Channel