Fifi flet për marrëdhënien me Granitin: Më mirë të mos isha marrë fare…/ Momenti kur i kthehet Arditit: Harrova që je opinionist

22/02/2022 22:01

Fifi është përplasur me Arditin teksa po komentohej marrëdhënia e saj me Granitin brenda Big Brother VIP. Fifi tha se po të mos merrej fare me atë histori, mund të kishte qenë më e qetë edhe të arrinte në finale.

Teksa Arditi po fliste për marrëdhënien e tyre, u shpreh se u ndjenë të detyruar të bëjnë një zgjedhje ndërsa Fifi nuk hezitoi të ironizonte duke i thënë se është opinionist e duhet të flasë.

Fifi: Unë nuk i rishikoj fare, nuk merrem me atë që ka ndodhur brenda. Mbase në fillim kur kam dalë kam thënë që po të mos isha marrë fare, do kisha qenë shumë më chill. Thjesht jam shumë e lumtur që jam pjesë e Big Brother VIP. Pasi kam dalë, puna e videos që nuk e kanë besuar që jam alivanos, më ka kërkuar falje dhe unë i besoj. Me Granitin kemi mbetur shumë shokë dhe jam e lumtur që e kam shok.

Pyetje: Sa ka ndikuar marrëdhënia e Fifit dhe Granitit?

Arditi: Në shumë situata ka qenë definitive, po ashtu në ndarjen e grupeve. Jemi ndjerë të detyruar. Unë kisha Fifin më afër dhe zgjodha Fifin.

Fifi: Nuk je i detyruar, ti zgjedh të rrish ose jo.

Arditi: Është zgjedhje e njerëzve të fortë që zgjedhin dikë dhe jo dikë tjetër.

Fifi: Kemi harruar që je opinionisti duhet të flasësh.

Arditi: Më mirë e bëj kështu se me arrogancë.

FOTO GALERI
3/7

Top Channel