
Policia e Nepal qëlloi sot me plumba gome dhe ujë me presion ndaj qindra protestuesve që refuzojnë një grant $500-milionë nga SHBA, cka mund të prishë lidhjet me Kinën.
Nepali ka nënshkruar marrëveshjen në vitin 2017 për financimin e projekteve të infrastrukturës, por akordi ka shkatuar përçarje me opozitën dhe brenda koalicionit.
Në protestën e dhunshme disa njerëz u plagosën sot jashtë parlalmentit para miratimit të ligjit që pritet të ndodhë më 28 shkurt.
“Edhe pse është rënë dakord për miratimin në parlament, nuk është e qartë nëse të gjithë partnerët do të votojnë”, tha një zëdhënës i koalicionit të Kongresit në Pushtet.
Opozicioni kryesor vjen nga politikanët e njohur si Maoistë që janë tradicionalist të afërt me Kinën, të cilet thonë se granti dëmton sovranitetin e Nepalit.
Disa media raportonin javës që shkoi se Kina ka nisur një fushatë dezinformimi ne vend për arkodin.
Top Channel