Pastori Akil Pano tregoi sonte në “Open” se e kanë ftuar të jetë konkurrent i “Big Brother VIP”.

Në një emision, ku tema është fenomeni “BBV”, pastori kritikoi këtë reality show, që thotë se ka ndikuar negativisht te banorët brenda dhe te publiku. Por, i pyetur nëse do të hynte për të predikuar për pak orë brenda shtëpisë, pastori nuk tha jo, por kujtoi se diçka të ngjashme e ka bërë kur mori pjesë në nga nga spektaklet e “Për’puthen Prime”.

Më tej, ai tha se ka qenë i ftuar të jetë një nga banorët e “Big Brother VIP”, kërkesë që duket se e ka refuzuar.

Top Channel