Kastrioti befason Tiranën/ Laçi thyen Kukësin, Teuta thellon krizën e Dinamos

20/02/2022 21:09

Kastrioti bën surprizën në javën e 21 të Abissnet Superiores dhe mund Tiranën duke iu larguar edhe vendit të fundit të klasifikimit. në stadiumin e Kamzës, skuadra krutane iu imponua bardhebluve me rezultatin 2-1 me Tiranën që tani shohin Laçit që t’i afrohet në renditje.

Protagonisti absolut për skuadrën e Kastriotit u bë Kaina që shënoi të dy golat e kësaj skuadre në minutat 14 dhe 82 të ndeshjes.

Për Tiranën, Diar Nikqi shënoi në minutën e 87 por goli shërbeu vetëm për statistikë pasi ishte Kastrioti që mori 3 pikët duke e bërë akoma më të zjarrtë luftën për mbijetesë në Superiore. Kjo sfidë pati edhe një moment tensioni kur futbollisti i Tiranës, Gjumsi u godit me një send në fytyrë, por në fund sfida u mbyll me rezultatin 2-1 për krutanët

Laçi është skuadra Anti-Tirana në këtë sezon. Skuadra kurbinase mundi pastër Kukësin me rezultatin 3-0 dhe tani është vetëm 3 pikë pas bardhebluve në vendin e dytë në renditje.

Renato Malota zhbllokoi rezultatin në këtë ndeshje pas assistit të Mazrekaj. Kur pjesa e parë po shkonte drejt fundit skuadra e Mirel Josës shënoi edhe golin e dytë me Adeleken. ndërsa në pjesën e dytë Zylfiu që shënoi golin e tij të parë sezonal fiksoi rezultatin 3-0 për skuadrën e Laçit

Teuta thellon akoma më shumë krizën e Dinamos teksa e mposhti me rezultatin 1-0 duke i shkaktuar humbjen e katërt radhazi. Skuadra kryeqyetase ishte më superiore në këtë ndeshje, por nuk arriti dot të marrë shpërblimin e lojës së saj, ndërsa Teuta u shfaq më cinike teksa u tregua më e saktë në shfrytëzimin e shanseve që iu dhanë.  Momenti që vendosi fatin e kësaj sfide ishte minuta e 11 kur Emiljano Vila shënoi pas një assisti të Ruben Hebaj. Dinamo tentoi të ndryshojë gjërat në këtë ndeshje teksa krijoi një sërë rastesh, por pa mundur dot të gjejë asnjëherë rrjetën e portës durrsake që ngjitet në kuotën e 24 pikëve në vendin e 6, ndërsa Dinamo mbetet me 19 pikë.

FOTO GALERI
2/21

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA