Ilir Shaqiri ishte fituesi i edicionit të parë të ‘Big Brother Vip. Pas një eksperiencë të paharruar, që ka zgjatur më shumë se tre muaj, ai rrëmbeu çmimin e madh prej 100 mijë eurove.

Përballë tij, ‘kokë më kokë’ në finalen e madhe ishte aktori Donald Veshaj, i cili i ka dhënë emocion dhe ka mbërthyer para ekraneve gjithë shqiptarët, me energjinë dhe pozitivitetin e tij.

Pas mbylljes së spektaklit Donaldi shfaqet krahë mikut të tij, ndërsa shprehet:

“Tani po shikoj se çfarë bëhet jashtë, realisht më duket e pabesueshme. Ju dua shumë edhe ju puth fort të gjithëve. Unë fitoren time e kam”!

Ilir Shaqiri, Donald Veshaj, Einxhel Shkira dhe Beniada Nishani janë banorët që prekën finalen e madhe.

Katër finalistët, përveç mijëra fansave, fituan 10 mijë euro, ndërsa fituesi, i zgjedhur nga votat e publikut mori 100 mijë euro.

FOTO GALERI
2/14

Top Channel