Moderatorja Einxhel Shkira ka shijuar natën e parë pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”.

Sot, ajo bëri postimin e parë në rrjetin social “Instagram” ku shfaqet në krah të Dj Dagz. Dy artistët nisën një romancë gjatë eksperiencës së tyre në relity show-n që theu çdo rekord audience në Shqipëri.

Në një postim tjetër, moderatorja përshëndet ndjekësit e saj, pasi për më shumë se katër muaj qëndroi larg rrjeteve sociale dhe larg asaj që ndodhte jashtë “BBV”.

Einxheli ishte një nga finalistet e edicionit të parë të “Big Brother VIP Albania”. Ajo u eliminua e dyta, mbrëmjen e kaluar. Me guximin që ka treguar nga dita e parë kur u bë pjesë e reality show-t, ajo ka fituar shumë ndjekës, që e përkrahën dhe e votuan për të prekur finalen e madhe.

Ndërsa çmimi i madh i “Big Brother VIP” u fitua nga balerini Ilir Shaqiri.

FOTO GALERI
2/20

Top Channel