Rusia nesër zhvillon stërvitje ushtarake ku do të përdoren edhe raketat balistike

18/02/2022 12:53

Ministria Mbrojtjes e Rusisë ka bërë të ditur se gjatë ditës së nesërme do të zhvillojë stërvitjen e “parandalimit strategjik” ku do të testohen edhe raketat balistike.

Në një njoftim nga ministria ruse thuhet se më 19 shkurt nën drejtimin e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, do të zhvillohet një stërvitje ushtarake gjithëpërfshirëse.

“Në stërvitje do të marrin pjesë njësitë e Forcave Ajrore dhe Hapësirës, Rajonit Ushtarak Jugor, Forcat Raketore Strategjike, si dhe flotat veriore dhe të Detit të Zi. Në kuadër të stërvitjes do të përdoren raketa balistike dhe me udhëzim. Stërvitja ishte e planifikuar më parë”, thuhet në njoftim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA