Drejtori i Apple Tim Cook mori shpërblim fundviti $99mln, investitorët ‘ngrysen’ (fotot)

17/02/2022 16:49
Por pagesa e zotit Cook është mesatarisht 1,447 herë më e madhe se ajo e një punonjësi të kompanisë

Investitiorët e kompanisë Apple po nxiten të votojnë kundër paketës së shpërblimit prej $99 milionë që iu dhanë drejtorit Tim Cook në fund të vitit të shkuar.

Një agjenci përfaqësuese e investitorëve tha se kishte “shqetësime serioze” për masën e madhe të shpërblimit, i cili ishte  $14.8milionë më i madh se një vit më parë.

Pasuria neto e zotit Cook, llogaritet më shumë se 1 miliardë dollarë, ndërsa shpërblimin e fundit e mori në formë rroge, aksionesh dhe kosto të tjera.

Agjencia tha në ankesën e saj se “gjysma e shumës së shpërblimit nuk përputhet me kriteret e performancës”.

61 vjeçari Cook, i cili ka folur edhe vetë në mbrojtje të çështjeve si “barazia dhe të drejtat e njeriut”, ka thënë në vitin 2015 se “para se të vdesë do të fal të gjithë pasurinë”.

Por sipas llogaritjeve, pagesa e zotit Cook është mesatarisht 1,447 herë më e madhe se ajo e një punonjësi të kompanisë Apple.

Në paketën e shpërblimit përfshihen $630,600 në kosto sigurie personale  dhe $712,500 për përdorimin e avionit privat. Këto të fundit ishin nga pikat kryesore të ankesës.

Kompania që prodhon iPhone, iPad e MacBook u bë e para që arriti vlerën $3 trilion në tregun e aksioneve vitin qe shkoi ndërsa aktualisht ka rënë në $2.8tn.

FOTO GALERI
3/3
Por pagesa e zotit Cook është mesatarisht 1,447 herë më e madhe se ajo e një punonjësi të kompanisë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA