Zyrtarët në Ukrainë thonë se sulmet kibernetike, të cilat filluan dje, janë ndoshta më të këqijat që vendi ka parë ndonjëherë.
Të paktën 10 faqet kryesore të internetit të Ukrainës ishin të paarritshme për shkak të sulmeve, duke përfshirë ministrinë e mbrojtjes, të jashtme dhe të kulturës dhe dy bankat më të mëdha shtetërore të Ukrainës.
Sulmi ishte planifikuar paraprakisht, është në vazhdim dhe po kryhet nga disa vende, tha Ministri i Transformimit Dixhital Mykhailo Fedorov në një konferencë në Kiev.
Kostoja e shkeljes – përmes asaj që njihet si sulme të shpërndara të mohimit të shërbimit ose DDoS – tani vlerësohet të jetë në miliona dollarë.
Ihor Konovalov nga Shërbimi Shtetëror për Komunikime Speciale dhe Mbrojtjen e Informacionit tha se dy bankat që ishin në shënjestër ishin “plotësisht të përgatitura” dhe kishin rikuperuar kontrollin e llogarive të tyre pa u vjedhur asnjë fond.
Disa zyrtarë ukrainas kanë fajësuar Rusinë për sulmin. Ata thanë se qëllimi i saj ishte përhapja e panikut dhe destabilitetit. Moska ka mohuar përfshirjen.
Top Channel