Novak Gjokoviç: Nuk jam kundër vaksinimit, por do sakrifikoj pjesëmarrjen në kampionate nëse do më detyrojnë për t’u vaksinuar

15/02/2022 12:46

Novak Gjokoviç mendon se është më mirë të humbasësh trofetë e ardhshëm të tenisit se sa të detyrohesh për të kryer një vaksinë kundër Covid-19.

Në një intervistë për BBC, Gjokoviç tha se refuzimi i tij nuk duhet të lidhet me lëvizjen anti-vax, por mbështet lirinë e individit për të zgjedhur.

Ai u pyet nëse do të sakrifikonte pjesëmarrjen në kampionate të tilla si Wimbledon dhe French Open për shkak të qëndrimit të tij ndaj vaksinës kundër koronavirusit.

Po, ky është çmimi që unë jam i gatshëm të paguaj”, tha ai.

Njëzetë herë fituesi i Grand Slam-it u deportua nga Australia muajin e kaluar, pasi qeveria i anuloi vizën për shkak se nuk ishte vaksinuar kundër koronavirusit.

Gjokoviç tha se dëshiron të jetë i lidhur me vetveten dhe i përkushtuar ndaj trupit aq sa mundet.

E kuptoj dhe e mbështes shumë lirinë për të zgjedhur dhe për të vendosur  se çfarë do t’i të fusësh në trupin tënd. Nëse do të vaksinohesh apo jo, kjo është një zgjedhje totalisht e jotja”, u shpreh ai.

Ministri i Emigracionit Alex Hawke i anuloi personalisht vizën 34-vjeçarit me arsyetimin se pjesëmarrja e tij në kampionat mund të nxiste “trazira” dhe të ndikonte në opinion publik kundër vaksinës.

Gjokoviç tha se nuk ka qenë kurrë kundër vaksinimit, duke mos mohuar mundësinë që mund të vaksinohet në të ardhmen.

 

Top Channel