26/12 20:37
Alban Dudushi dhe Bieta Sulo ishin të ftuar në emisionin “Ëndërrtjerrësit”, aty ku treguan fillimet e historisë së tyre të dashurisë.
Bieta zbuloi se gjithçka nisi si një marrëdhënie shumë korrekte pune, ndërsa më pas filluan ndjenjat.
Albani ishte ai që shprehu ndjenjat i pari, duke i thënë “Më merr shumë malli për ty”. Pak javë më vonë ndodhi edhe puthja e parë, jo në zyrat e Top Channel, por brenda në makinë.
Bieta po ashtu pranoi se mes tyre ka pasur gjithnjë përplasje mendimesh e debate brenda redaksisë, të lidhura gjithnjë me punën.
“Shpesh i bërtiste vetëm Bietës që ta merrnin vesh të tjerët”, tregoi Elona Duro që po ashtu ka qenë pjesë e grupit të “Top Show Magazine”.
Top Channel