Një koment i Agron Llakajt, kur ishte i ftuar në shtëpinë e “Big Brother VIP” lidhur me fondacionin që Einxhel Shkira planifikon të hapë, bëri që moderatorja të ndihet keq.

Nëse do ta fitoja çmimin do hapja fondacion”, ka thënë Agroni në kuadër të një shakaje me Donaldin.

Ndërsa gjatë spektaklit Einxheli tha se ndihej e mërzitur për këtë ironi dhe se sipas saj, Agroni zgjodhi të mbante anën e Donaldit.

Vetë aktori i humorit dha një koment për situatën që u krijua në shtëpi. Gjatë një interviste për emisionin “Shqipëria live”, ai tha se nuk përdori asnjë ironi dhe se gjithnjë është i drehtpërdrejt në komentet që bën.

Agroni nuk thumbon, unë jam natyrë e drejtpërdrejtë. Aty hyra brenda një karakteri argëtues, për ata njerëz që janë aq të mbyllur aty brenda. Mund të kisha thënë para Donald, je më i forti, por thashë fitoftë më i miri”.

Ai thotë se u ndje keq, pas nuk jam “as në moshën e Einxhelit, as Donaldit. Mendoj se është ia momenti kur të flet gjuha para mendjes”.

Agron Llakaj mbështet kolegun dhe mikun e tij, Donald Veshajn, por thotë se “për të katërt që kanë ardhur në finale, është e merituar”.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel