Imazhe të publikuara nga ministria ruse e mbrojtjes tregonin sot manonvra të gjera me tanke dhe lëshime parashutistësh mes Rusisë e Bjellorusisë.
Stërvitjet vijnë në kohë tensionesh dhe alarmi të Perëndimit se Rusia mund të pushtojë Ukrainën. Liderë perëndimorë si presidenti Joe Biden, kancelari Olaf Scholz dhe francezi Emmanuel Macron mbajtën sot një takim virtual për krizën në Ukrainë, njofton rrjeti AFP.
Scholz tha dje në një konferencë shtypi me kryeministren daneze se ka besim se lufta në kontinent mund të evitohet. “Detyra është të kemi siguri në Evropë. Në krahasim me disa javë më parë ka ndodhur shumë”, tha ai duke iu referuar nisjes së bisedimeve mes Perëndimit e Rusisë.
“Ka progres dhe ne shpresojmë që me strategjinë e dyfishtë të unitetit dhe njoftimit të sanksioneve, tensionet të ulen”, tha Scholz.
Top Channel