Nga kategoria e katërt në elitën e futbollit, Como ka pronarët ndër më të pasurit në botë! Kush janë dy miliarderët e projektit ambicioz 07/11 16:41
Në Senegal vazhdon festa e fitimit të Kupës së Kombeve të Afrikës. “Luanët e Terangës” mposhtën me penallti Egjiptin e Momo Salah, duke dërguar për herë të parë në histori trofeun e madh në Dakar.
Sadio Mane shënoi penalltinë vendimtare dhe në vendlindje e kanë gati surprizën për yllin e Liverpool. Kryebashkiaku i Sedhiou, qytetit ku ka lindur sulmuesi, Abdoulaye Diop dha lajmin e bukur.
“Ne do t’i vendosim emrin e Sadio Mane stadiumit të qytetit, për t’i shprehur atij gjithë mirënjohjen tonë. Sadio nderoi Senegalin dhe qytetin tonë, e meriton plotësisht këtë dhuratë”.
Top Channel