Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj këtë të enjte ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës së Tiranës, e cila zhbëri vendimin e Shoqatës Rajonale të Tiranës, duke revokuar çdo vendim dhe veprim procedurial të mëparshëm. Në reagimin e tij, Veliaj tha se “tani që foli gjykata, të gjithë ne të tjerët duhet të rrimë urtë dhe ta zbatojmë atë”.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj iu përgjigj edhe interesit të mediave në lidhje me zgjedhjet në Federatën Shqiptare të Futbollit.

Në fjalën e tij, Veliaj tha “e di që ka interes, edhe nga media, për të komentuar një tjetër betejë, atë me FSHF-në, por siç i thonë fjalës: “Kur ka folur gjykata, të gjthë ne të tjerët duhet të rrimë urtë dhe ta zbatojmë atë”, theksoi Veliaj.

Procesi zgjedhor për Federatën Shqiptare të Futbollit mori sot një kthesë shumë të fortë. Gjykata e Tiranës ka zhbërë vendimin e Shoqatës Rajonale të Tiranës. Këto zgjedhje u realizuan pak ditë më parë mes shumë polemikash dhe akuza për manipulime.

Pas ankesës për procesin, Gjykata e Tiranës, mori në shqyrtim atë. Ankuesit kërkonin revokimin e çdo vendimi dhe veprimi procedurial të mëparshëm dhe emërimin e Eduard Prodanit si president të shoqatës.

Prodani ishte në zgjedhjet e datës 24 dhe braktisi procesin pasi akuzoi se po bëheshin manipulime me anë të delegatëve të panjohur dhe paautorizuar.

Nga këto votime fitues u shpall krenar Alimehmeti. Paralelisht me këto zgjedhje u zhvilluan dhe një palë zgjedhje të tjera ku u përzgjodh Eduard Prodani, në krye të shoqatës së Tiranës.

Pas këtij vendimi të gjykatës që ndryshon gjithë procesin zgjedhor, reagoi edhe Federata Shqiptare e Futbollit.

 

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA