“T’i vihemi Kupës”, Hoxha: Nuk kam qenë i qetë, ju tregoj pse

10/02/2022 20:55

Alban Hoxha u zgjodh lojtari më i mirë i derbit Partizani-Dinamo. “Demat” fituan 1-0 dhe kaluan në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë me rezultatin e përgjithshëm 2-1.

Kapiteni ka shfaqur oshilacione këtë sezon, por sot ishte në formë shumë të mirë. Portieri 34-vjeçar foli pas ndeshjes për “Gol pas Goli” në Supersport.

“Ne vuajtëm goxha, sepse ndeshja ishte 1-0. Frika është gjithmonë, megjithatë ndeshjet shijon shumë kur fitohen me vuajtje. Nuk ka qenë sezon shumë i mirë për mua, për shumë arsye. Nuk mund t’i ndaj me publikun.

Lojtarët kanë ulje dhe ngritje në karrierë. Rëndësi ka të mos kesh ulje të mëdha dhe të reagosh e të ringrihesh. Duhet të jesh shumë i qetë në aspektin mental, por unë nuk kam qenë shumë i qetë këtë sezon.

Besoj se i kemi lënë pas krahëve ndeshjet e kaluara. Ekipi po bën shumë mirë në ndeshjet e kampionatit dhe të Kupës. Shpresoj të jetë një pikë kthesë për ne./SuperSport/

Top Channel