“Rusët po nisin stërvitje bërthamore”, Britania në alarm, paralajmëron Moskën

10/02/2022 19:29

Britania e ka paralajmëruar sërish presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, për sanksionet e perëndimit në rast pushimi të Ukrainës. Sekretari britanik i Mbrojtjes Ben Wallace, se askush nuk do të fitonte nga inkursioni agresiv në një shtet sovran.

Ai e pohoi sakaq se bisedimet në kërkim të zgjidhjes së krizës në Ukrainë janë “të ngadalshme”.

Pavarësisht bisedimeve, gjërat po rrjedhin në mënyrën e gabuar”, i tha Wallace BBC-së. “Rusët janë duke rritur akoma numrin e trupave.

Ata po planifikojnë të fillojnë një stërvitje strategjike bërthamore së shpejti”, tha Wallace.

Ministri anglez tha se Britania mund të dërgojë trupa të tjera për të ndihmuar në mbështetjen e aleatëve të saj në Europën Lindore dhe Jugore nëse kërkohet.

Reagimi i tij vjen në kohën kur Rusia dhe Bjellorusia kanë nisur stërvitje të përbashkëta ushtarake që pritet të zgjasin 10 ditë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA