Mimoza Bejko nga Pogradeci ankohet në emisionin Fiks Fare se punonjësja e Sigurimeve Shoqërore Pogradec, Arjana Brahollari, i ka marrë bashkëshortit të saj 150 mijë lekë ryshfet, për t’i mbledhur vitet e punës.

Sipas saj punonjësja Arjana Brahollari për t’ju dhënë shërbim qytetarëve u kërkon pagesë. Shërbimi që zonja Mimoza Bejko kërkonte nga punonjësja e sigurimeve ishte mbledhja e viteve të punës dhe më pas dokumentet ti dërgonte në Korçë. Por ky shërbim nuk po i kryhej pavarësisht se çdo dokument e kishte në rregull.

Znj. Bejko tregon se pas saj tek punonjësja e sigurimeve shoqërore kishte shkuar dhe bashkëshorti i saj. Kur ai e takoi i tha se do t’i jepte kafe pasi të mbaronte punën për mbledhjen e viteve. Por punonjësja sipas znj Bejko i ka thënë se kafen e donte tani duke i kërkuar 150 mijë lekë. Gazetarëve të Fiksit znj. Bejko u thotë gjithashtu se nuk e dinte që i shoqi i kishte dhënë para punonjëses, por e ka marr vesh më vonë,ndaj ka shkuar t’ja merrte mbrapsht lekët pasi çdo dokument e kishin në rregull nuk kishin arsye të jepnin para. Por punonjësja e shtetit në fillim ja ka pranuar se i ka marrë paratë por që sipas saj, burri i denoncueses ja kishte dhënë vetë.

Ndërkohë Mimoza Bejko takon punonjësen e Sigurimeve Shoqërore Arjana Brahollari për t’i marrë lekët, por punonjësja i thotë qytetares që nuk je mirë nga mend ndaj dhe nuk merrem me ty. Pas kësaj përballje punonjësen e sigurimeve shoqërore shkon e takon edhe bashkëpunëtori i Fiksit.

Ai i thotë se problemi i Mimozës është se punonjësja ka marrë para pavarësisht se nuk është ndonjë shumë e madhe , 150 mijë lekë. Punonjësja i thotë bashkëpunëtorit të Fiksit se znj. Mimoza Bejko mund t’i kthejë pesë fishin e parave të marra, dhe mohon ta ketë quajtur të papërgjegjshme.

FOTO GALERI
3/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA