E pritën para kuvendit, Rama bisedon me banorët e “5 Majit”: Trajtim solidar, si ata që humbën banesat nga tërmeti

10/02/2022 11:17

Banorët e “5 Majit”, të cilëve po u shemben shtëpitë pa leje pritën sot kryeministrin Edi Rama para kuvendit, për të kërkuar marrëveshje .

Kryeministri takoi nënë Lizën që tashmë ka mbetur pa shtëpi dhe banorë të tjerë. Më pas, në një deklaratë për mediet, ai premtoi se të gjithë do të dëmshpërblehen sipas ligjit dhe do të trajtohen njësoj si ata që humbën banesat nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

“Kam sqaruar atë që ka qenë e vërteta që ditën e parë. Kemi bërë një bisedë të gjatë. Të gjithë banorët, qoftë të zonës ‘5 Maji’, qoftë të Unazës, do të ketë një trajtim solidar, njësoj siç u bë me ata që humbën shtëpitë nga tërmeti. Ata me dokumente të rregullta, ose dëmshpërblim financiar ose kompesim me banesa më të mëdha.

Për ata që janë pa letra, shtëpia do të prishet dhe familja merr kompensimin me shtëpi. Deri në ditët e marrjes së shtëpisë, paguhet nga shteti, bonusi i qirasë”.

Nënë Liza kërkoi veprime konkrete, pasi siç tha, nuk ka ndërmend të heqë dorë.

I merr lekët nga taksat tona, fjalët i merr era. Nuk kam mundësi t’i fal shtetit. I dua të gjitha. Kërkoj shtëpinë siç e kam pasur. Kryeministri nuk na ka dhënë asnjë lloj afati, dua të vijë kryebashkiaku të firmosë letrat dhe pastaj ta besojmë”, tha nën Liza.

Unë e sqarova nënën, do të ulen banorët, do të shikojnë letrat, do të firmosin. Këta njerëz, për shkak se kanë derdhur mund dhe djersë”, u përgjigj Rama.

Prej ditësh javësh banorët e “5 Majit” protestojnë për prishjen e banesave për t’i hapur rrugë projektit të rindërtimit.

Nga ky aksion ka pasur dhe të shoqëruar nga efektivet e policisë, pasi ata kanë rezistuar ndaj “bluve”.

Përfaqësues të banorëve të 5 majit, së bashku me banorë të Paskuqanit e Laparakës që preken nga projekti i Unazës së Madhe që në javët e fundit janë ngritur në protesta,  zhvilluan një takim me presidentin Ilir Meta për t’i parashtruar problematikën e tyre.

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku tha se askush nga banorët që preket nga projekti i Unazës së Madhe nuk do të mbetet në rrugë.

Banoret e zonës së “5 Majit”, si ata me certifikata pronësie, edhe ata qe nuk i kanë të legalizuara banesat, do të përfitojnë dëmshpërblim të plotë përmes kompensimit me një banesë në godinat e reja më të njëjta metra katrorë që kishin. Përgjatë kësaj periudhe banorët e prekur do të përfitojnë bonusin e qirasë.

Ata që kanë shtëpitë e legalizuara dhe preken nga projekti i Unazës së Madhe do të shpronësohen ndërsa ata që nuk kanë dokumentacionin përkatës do të trajtohen sipas legjislacionit në fuqi.

Sipas informacioneve, në total janë 102 objekte që duhen prishur për të vijuar punën me projektin e Rindërtimit.

FOTO GALERI
1/22

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA