U rrëzua teksa po zbriste nga urbani i linjës/ Lëndohet një grua e moshuar në Vlorë, transportohet me urgjencë në spital

04/07/2026 12:09

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë.

Një grua e moshuar ka rënë nga autobusi urban dhe është transportuar në Spitalin Rajonal të Vlorës në gjendje të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur përgjatë Lungomares, teksa po zbriste nga autobusi i linjës, ku një zonjë e moshuar ra nga shkallët e urbanit.

Siç raporton korrespondenti i Top Channel Mikel Marsai, zonja u përplas përtokë në betonin e shëtitores, duke pësuar lëndime.

Sipas informacioneve, ajo ka pësuar lëndime në pjesën e fytyrës, kokës dhe gjymtyrëve. Qytetarët kanë lajmëruar menjëherë policinë dhe ambulancën. E moshuara, për shkak të plagëve të marra, është transportuar drejt Spitalit të Vlorës.

Top Channel