![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/marcelo_sd-800x450.jpg)
Tirana është skuadra fituese e Kupës së Shqipërisë në Basketboll për meshkuj. në finalen e zhvilluar në ‘Farie Hoti’, skuadra bardheblu iu imponua Vllaznisë duke e mundur me rezultatin 77-63 për të ngritur trofeun e këtij kompeticioni për të dytin vit radhazi. ishte një ndeshje e rivalizuar, fati i së cilës u zgjidh vetëm në periodën e fundit të saj.
Perioda e parë ishte e ekuilibruar, por edhe me gabime të shumta nga të dyja skuadrat dhe këtë e tregon edhe rezultati i këtij 10 minutëshi 15-12 për Tiranën.
Në fraksionin e dytë ishte Vllaznia që u paraqit më mirë në loje dukë përmbysur rezultatin e periodës së parë dhe e fitoi këtë periodë të dytë 24-17 për të shkuar në pushimin e ndeshjes me avantazhin 36-32.
Pas rikthimit në parket, në periodën e tretë, Tirana mori sërish frenat e lojës në dore dhe u rikthye në avantazh duke e fituar këtë 10 minutësh 24-16 për të çuar rezultatin e përgjithshëm në fund të 3 periodave të para 56-52 në favorin e saj.
Pas kësaj Tirana nuk u ndal më dhe në 10 minutëshin e fundit e thelloi avantazhin në rezultat ndaj skuadrës shkodrane për të mbyllur këtë finale me rezultatin 77-63 duke ngritur edhe trofeun e Kupës së Shqipërisë.
Lojtari më i mirë për Tiranën në këtë ndeshje ishte Endru Hysenagolli me 19 pikë dhe 16 topa në tabelë, por spikatën edhe Hysa e Clark me nga 18 pikë secili. Te Vllaznia spikati Butler me 19 pikë, por që nuk i shërbyen skuadrës shkodrane në synimin për të fituar finalen e këtij kompeticioni.
Top Channel