Tashmë një fakt i kryer, rritet çmimi i energjisë elektrike në Kosovë

08/02/2022 14:15

Pavarësisht protestave të vazhdueshme apo kundërshtimeve nga qytetarët e Kosovës, tashmë është fakt i kryer rritja e çmimit të energjisë elektrike.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ka miratuar vendosjen e bllokut tarifor në 800 kwh, edhe pse më herët ishte propozuar vendosjen e bllokut tarifor në 600 kwh. Propozimi i miratuar në mënyrë unanime ka ardhur në mbledhje nga departamenti i tarifave.

Për ata që shpenzojnë rrymë më shumë se 800 kilovat, tarifa do të jetë 12 cent më e larta dhe 6 cent më e lira. Tarifat e reja hyjnë në fuqi nga 9 shkurti dhe do të mbesin në fuqi deri në mars të vitit 2023. Gjithashtu bëhet e ditur se për bizneset s’do të ketë blloqe tarifore.

“Ky bllok të zhvendoset në 800 kilovat orë. Struktura tani e re tarifore deri në 800 i inkurajon konsumatorët që t’i shfrytëzojnë dy tarifat. U ofron konsumatorëve që të shfrytëzojnë energjinë në mënyrë eficence me 5,9 cent këh. Për ata që konsumojnë mbi 800 është tarifa e lartë prej 12 cent dhe tarifa e ulët 6 cent. Njëkohësisht edhe në deri 800 tarifa e ulët prej 3 cent dhe tarifa e lartë prej 7 cent”, është thënë nga Departamenti i tarifave në ZRRE.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA