Një djalë katër-vjeçar ka surprizuar nënë e tij duke sjellë në shtëpi një dre të vogël gjatë pushimeve në një zonë pyjore.
Ai ishte miqësuar me drerin e vogël që po sillte në shtëpi, teksa po luante në pyllin e rezortit Massanutten në Virginia, SHBA.
Nëna e tij Stephanie thotë se ishte duke gatuar kur dëgjoi hapat e Dominic i cili nisi të pastronte këpucët te hyrja.
Kur gruaja doli, ajo pa të birin që qëndronte pranë një dreri të egër.
“Dreri ishte gati duke hyrë brenda!! Unë isha e shokuar! Ngriva për një sekondë pasi nuk dija çtë bëja”, thotë ajo, teksa kishte bërë një foto të momentit të pazakontë.
Ajo kishte shpërndarë imazhin në llogarinë e saj në Facebook.
Të gjithë u impresionuan nga mënyra sesi dreri i vogël qëndronte pranë katër-vjeçarit dhe foto u bë shpejt virale në rrjet.
Stephanie tha për rrjetin ABC: “Për një moment nuk po i besoja syve, ishte sikur mendja ime po luante lojra. Por ata silleshin sikur të ishin miq të vjetër”.
Stephanie shpjegon se dreri mbante kokën në një drejtim me të birin Dominic teksa ajo bënte fotot.
Nëna tha se pas fotove dhe ushqimit të këlyshit, i kërkoi djalit të saj ta shoqëronte përsëri në pyll mikun e tij, në mënyrë që të gjendej nga nëna e tij.
Top Channel