“Të gjithë bashkë kundër shpopullimit të Shqipërisë”, Meta: Përgëzime gazetarit Marin Mema për profesionalizmin

06/02/2022 19:00

Presidenti i vendit Ilir Meta ka shpërndarë në profilin e tij videon e realizuar në Top Channel të emisionit të gazetarit Marin Mema, “Gjurmë Shqiptare”.

Ai ka përgëzuar punën e Memës, duke theksuar se shpopullimi i Shqipërisë është një projekt i qëllimshëm antikombëtar.

“Shpopullimi i Shqipërisë është një projekt i qëllimshëm antikombëtar.  Më shumë se kurrë, Shqipëria ka sot nevojë për shpresë dhe besim, që shqiponjat të kthehen dhe të qëndrojnë në folenë e tyre, ku të jetojnë të qetë dhe të ndërtojnë të ardhmen e sigurt europiane!  Të gjithë bashkë kundër shpopullimit të Shqipërisë!

Përgëzime gazetarit Marin Mema për profesionalizmin e tij!”, shkruan Meta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA