Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetin e tij social pamje nga ndërtimi i automotorparkut të parë në Elbasan.

Kryeministri shkruan se ndërsa po punohet për këtë projekt, ka nisur puna me akset që lidhin unazën e qytetit me zonën ku do të ndërtohet ky automotopark.

Në këtë automotopark do të ndërtohet kompleksi i ri rajonal DRSHTRR Elbasan, QKT e re, Muzeu i parë Retro, pista e parë e garave auto-moto e certifikuar nga FIFA dhe struktura të tjera.

“Elbasan – AUTOMOTOPARKU I PARË. Ndërsa punohet për projektin e madh infrastrukturor të zbatimit, ka nisur puna me akseset që lidhin unazën e qytetit me zonën ku do të ndërtohet Automotoparku (AMP), në të cilën do të kemi kompleksin e ri rajonal DRSHTRR Elbasan dhe QKT e re (Kolaudimi), Muzeun e parë RETRO, pistën e parë të garave auto-moto të certifikuar nga FIA dhe struktura të tjera shumëfunksionale edukative e rekreative buzë shëtitores së re përgjatë lumit, për pedalim e sport mes gjelbërimit të Krastës!”, shkruan Kryeministri.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel