“Manita” e Leverkusen, turpëron Borussia Dortmund në “Signal Iduna Park”

06/02/2022 17:37

Merr fund ecuria prej tre ndeshjesh me fitore në Bundesliga për Borussia Dortmund.

Verdhezinjtë u mposhtën 2-5 në “Signal Iduna Park” kundër Bayer Leverkusen. Suksesi i tretë radhazi për “Aspirinat”, që e ka reduktuar në pesë pikë diferencën me Dortmundin e vendit të dytë, që vuajti pa Haaland (i dëmtuar).

Ndeshja nisi e zjarrtë dhe brenda pesë minutave u realizuan dy autogola. Akanji kaloi miqtë në avantazh në minutën e 11-të, por Dortmundi gjeti barazimin pas autogolit të Frimpong. Leverkusen nuk u ndal dhe realizoi dy gola të tjerë brenda tetë minutave.

Talenti Wirtz riktheu miqtë në avantazh pas finalizimit të një kundërsulmi perfekt, ndërsa Andrich trefishoi me një goditje dënimi fantastike. Ekipi mik realizoi edhe golin e katërt në minutën e 53-të me anë të Tah.

Tre minuta përpara fundit, Diaby vulosi suksesin me “manita” të Bayer Leverkusen, ndërsa Tigges në shtesa gjeti golin e dytë për Dortmundin./ Super Sport

Top Channel