‘Isha 23 vjeçe, i besova derisa u arrestova’/ Konkurrentja e Për’puthen nxjerr dokumentin: Mjafton për të kuptuar çdo gjë

06/02/2022 13:23

Laureta Zyba, konkurrentja e re në programin e dashurisë ka folur në Për’puthen Prime për të shkuarën e saj kur përfundoi pas hekurave.

Ajo ka treguar se ishte në moshë më të vogël dhe gaboi se i besoi një djali, që e çoi drejt burgut, i cili kishte kombësi serbe.

Mbrëmjen e kaluar, teksa transmetohej programi, publikoi një fotografi të një dokumenti se nuk ka dosje penale ndaj saj.

“Është e mjaftueshme për ta kuptuar çdo gjë rreth kësaj historie apo kësaj drame se unë e kam përjetuar dhe aq më keq se e vërteta. Kështu që unë deri sot nuk kam qenë mirë për arsye shumë gënjeshtra janë përfolur, po ashtu shumë artikuj të rreme, histori të krijuar nga imagjinata e çdo secilit në kokën e vet, mirëpo tani di të them se është radha ime dhe e di shumë mirë kujt ti drejtohem”.

FOTO GALERI
4/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA