Policia kontrolle blic, arrestohet 17-vjeçari/ Së bashku me vëllain tentuan të vrisnin me armë kunatin

04/02/2022 14:15

Forcat Shqiponja dhe rrugorja e Vlorës, si rezultat e një kontrolli blic nëpër qytet ka kapur një shtetas të shpallur në kërkim.

Bëhet fjalë për shtetasin E.K., 17-vjeç, i cili është dënuar nga gjykata e Vlorës për veprat penale ”Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë dhe ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ky i fundit në bashkëpunim me vëllain e tij, shtetasin K.K., i cili është arrestuar më herët kanë tentuar të vrasin me armë zjarri kunatin e tyre, i cili gjithashtu është arrestuar pasi dhunoi motrën dhe babin e dy vëllezërve. Ngjarja ka ndodhur më datë 21 dhjetor të vitit 2020.

“Nga kontrollet e përbashkëta policore u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit E. K., 17 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Vlorë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin e datës 01.11.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale ”Vrasja për shkak të marëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë dhe ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Në vijim të veprimeve hetimore për ngjarjen e ndodhur më datë 31.12.2020, në Vlorë, ku është tentuar të vritet me armë zjarri, shtetasi Xh. M., ka rezultuar se i përfshirë në këtë ngjarje ka qenë edhe shtetasi E. K.

Për këtë ngjarje, më datë 31.12.2020, është arrestuar në flagrancë shtetasi K. K., i cili në bashkëpunim me vëllain e tij, shtetasin E. K., kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin Xh. M., i cili gjithashtu është arrestuar në flagrancë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës dhe babait të dy vëllezërve”, njofton policia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA