Pas uljes së avionit të kompanisë WizzAir në aeroportin e Kukësit, drejtori ka falenderuar kryeministrin Edi Rama për dhuratën duke thënë: “Jam shumë krenar, është kollarja më e mirë që kam pasur në jetë”.
Ndër të tjera, tregoi se çmimet e biletave për 4 destinacione europiane (Austri, Gjermani dhe Zvicër, fillimisht nga dy herë në javë) do jenë mjaft të ulëta, duke marrë parasysh efikasitetin e avionëve dhe teknologjinë e përdorur.
Sa i përket shifrave konkrete, tha se do të ketë bileta edhe me 20 euro.
Drejtori i WizzAir: Para se sa të japim lajmin dua të jap një njoftim të shkurtër për kompaninë që u krijua në 2014 dhe u zhvillua shumë shpejt në Europë, jemi efikas sepse përdorim avionët më të mirë në botë.
Marrim koston më të ulët në mënyrën më të përgjegjshme lidhur me mjedisin. 18 muaj më parë kemi hyrë në Tiranë, kemi investuar dhe aktualisht janë 6 avionë të bazuar në kryeqytet.
Do të përpiqemi të bëjmë akoma më tepër, për t’ja nisur ku e filluam Wizzair lehtëson jetët e njerëzve dhe fluturimet më të aksesueshme. Siç mund ta shihni ne jemi zhvilluar, jemi të listuar në Londër dhe me kapitalizimin më të lartë në tregun botëror.
Investim i mirë për investuesit dhe konsumatorët duke marrë parasysh fitimin.
Kukësi përshtatet me atë që bën kompania jonë, ne përpiqemi që të sigurohemi që të kemi çmimet dhe koston më të ulët. Nëse do fluturonit në Europë 2-3 vite më parë paguanit 200 euro, tani paguani një shumë të ulët, mund të paguani dhe vetëm 20 euro biletën.
Sot jemi një kompani ajrore e madhe, kemi 42 baza në 52 vende dhe rrjetin e kemi të shpërndarë. Kemi transportuar 43 milionë pasagjerë, kemi Wizzair në UK dhe një në Abu Dhabi.
Po ta shihni ne mbulojmë një hapësirë të konsiderueshme gjeografike. Flota është themeli, A 20 dhe kemi përdorur teknologjinë më të re, dhe avionët me vjetërsi më pak se 3 vjet.
Top Channel