Si funksionon një ditë e produksionit të ‘Big Brother VIP’, Lori dhe Sara Hoxha zbulojnë detaje që nuk i dinim!

03/02/2022 10:04

“Pardon My French” këtë episod nuk mund të kishte më shumë ekskluzivitete se kaq!

Duke nisur nga ‘Big Brother VIP’ e duke vazhduar me tema të tjera pikante, shumëçka u tha ditën e sotme. Të ftuara Lori dhe Sara Hoxha, njëkohësisht producente të këtij reality-show kaq të bujshëm dhe me ndikim, teksa janë pyetur nga Jonida dhe Elona, zbuluan gjëra që nuk i dinim vetëm për dëgjuesit e TAR!

Sa janë pjesë vajzat e përzgjedhjes së kontentit dhe sa janë surprizuar apo zhgënjyer ato nga banorët e përzgjedhur?

Lori– Në fakt në fillim i kam thënë Jonidës që unë nuk ndërhyj në kontent. Nuk kam patur kurrë kontakt fizik me banorët. Kemi idetë tona dhe përpiqemi të sjellim një program të mirë.

Sara– Kemi patur listën e fillimit (të banorëve) dhe kam patur njerëz që më kanë surprizuar për mirë.

Një ndër to është edhe se si është një ditë e produksionit të “Big Brother VIP” për të sjellë te ne gjithçka që shohim Prime-ve në mënyrë aq të kuruar.

Lori– Sara është më shumë pjesë e stafit të produksionit. Kemi një grup në whatsapp, unë Sara dhe Arbana që të mos kalojë asgjë pa u komentuar.

Sara– Ne jetojmë aty, jemi pjesë e produksionit, hamë bashkë. Nga e mërkura në të premte kemi më pak kohë që të organizojmë.

Lori– Sara shkon e para në zyrë. Mblidhen të gjitha gocat dhe bëhet skaleta që ndërrohet disa herë në bazë të zhvillimeve. Sara rri aty deri në darkë.

Sara– Kontaktojmë familjarët, ata vinë kur duan të dinë diçka.

Çfarë mendimi kanë Lori dhe Sara lidhur me banorët, të cilët menjëherë pas daljes nga shtëpia ‘ia hedhin’ fajin produksionit për largimin e tyre.

Lori– Direkt produksionit nuk i kanë komentuar asgjë, karikohen pas daljes nga komentet e njerëzve. Humbja nuk është e lehtë, nuk e gjejn gabimin te vetja, por pastaj e kuptojnë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA