Pas vendimit të miratuar gati një vit më parë për përfshirjen e gjuhës turke si lëndë me zgjedhje në shkollat shqiptare, duke shpallur një projekt pilot, bazuar në marrëveshjen dypalëshe Shqipëri-Turqi në fushën e arsimit, nxënësit e 9-vjecares kanë plotësuar një pyetësor se cilën gjuhë të huaj të dytë duan të zgjedhin.

Në këtë mënyrë, mësuesit kujdestar do të kuptonin numrin e kërkesave të nxënësve për të mësuar gjuhën turke.

Unë zgjodha turqisht. E kam mësuar në filma. Pothuajse gjysma e klasës e zgjodhi”, thotë një fëmijë.

Adriatik Derjaj, profesor i turqishtes e vlerëson pasurimin e sistemit parauniversitar me gjuhë të huaja.

Gjuhëtarja Teuta Toska gjykon se për sa kohë lënda e gjuhës turke nuk do të jetë e detyrueshme në shkolla nuk ka pse të keqinterpretohet qëllimi, mirëpo sipas saj së pari vëmendja duhet të jetë te cilësia e mësimdhënies së vetë gjuhës shqipe.

Top Channel