Monika Lubonja rrëfehet për ish-bashkëshortin, flet për takimin e parë: I futa manderinën në gojë pastaj e putha!

01/02/2022 14:06

Natën e kaluar në “Big Brother VIP” banorët kanë ndarë me njëri-tjetrin historitë e tyre të dashurisë.

Monika ka treguar për banorët e tjerë të shtëpisë se si është njohur me ish-bashkëshortin. Ajo ka zbuluar se ishte dashuri me shikim të parë:

“Ngrita kokën dhe ai më dha dorën, ishte shumë e bukur. Kolpo me vështrim të parë, ngela duke e parë. Unë quhem Monika, i thashë, nëse dëshiron takohemi në orën 6. Ai tha ‘pavarësisht se je e lyer, sytë e tu janë të bukur’, aaaa atëherë i thashë ‘në 6 apo 6:30’. “Bën në 7”, më tha ai, iu përgjigja: “Ok”. Nuk flisja më, e ndava trurin, aq e kisha”.

Më tej, aktorja tregon edhe për puthjen e tyre të parë:

“Në 11 takohemi dhe ecim te liqeni. Une me cantat e mia ai vazhdonte me fliste per punen. Me pyeste per mesime, mua ma hiqte petullen. U takuam dhe kishte një mandarinë në dorë. Ia mora, e qërova dhe ia vendosa në gojë. Ai ngeli, më pas u afrova dhe e putha. Nuk po kuptonte, ishte gjuha ime, apo mandarina”, tha më tej ajo.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel