Edhe qarku i Korçës është përfshirë ka reshjet e dëborës gjatë natës.

Reshje ka patur gjatë gjithë natës ndërsa vijojnë ende edhe tani në mëngjes por me intensitet të ulët. Qarkullimi tek të gjitha akset si në ato nacionale por edhe në ato turistike kryhet lehtësisht.

Trashësia e borës në këto akse varion nga 2 deri në 7 cm.

Autoritetit Rrugor Shqiptar njofton drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes dhe rekomandohet përdorimi i gomave dimërore.

Në rrugën e Dardhës kalimi për mjetet e vogla duhet të bëhet me zinxhirë, ndërsa borëpastrueset kanë zbritur në terren për mirëmbajtjen pastrimin dhe kriposjen e rrugëve.

Top Channel