Teksa Ukraina rrethohet nga paniku i pushtimit të mundshëm rus dhe alarmi i amplifikuar i mediave, mësohet së fundmi se rrjeti i saj i strehimeve nëntokësore të emergjencës është me dyer të kycura, madje një prej tyre ishte kthyer një klub striptize.
Autoritetet në kryeqytetin Kiev kanë publikuar hartën e mijëra strehimeve të shpërndara në të gjithë vendin ku miliona njerëz mund të mbrohen në rast lufte.
Por shumë bunkerë në adresat e kontrolluara dje ishin me dyer çeliku të kyçura, shkruan e përditshmja britanike The Sun.
Një prej adresave në qendër të qytetit ishte kthyer në një “Klub Xhentëllmenësh” ku një grua e shkurtër mirëpriste klientët duke i sugjeruar të “vizitojnë striptistet” në brendësi të klubit të “vesit”.
Kur u pyet për çështjen e strehimit të emergjencës, menaxheri i klubit ‘me drita të kuqe’ u ngërdhesh duke thënë se “mund të strehoheni bashkë me vajzat, nëse paguani 100 eurot e hyrjes”.
Menaxheri tha: “Nuk e di nëse është strehim bombardimi apo jo, por jeni të mirëpritur të takoheni me vajzat, pasi të paguani fillimisht”.
Harta dixhitale e strehimeve u publikua nga kryebashkiaku i Kyev, që aktualisht është ish-kampioni i boksit Vitali Klitschko.
Në një prej adresave të publikuara të strehimeve të bombardimit, një grua i tha gazetarëve: “Nuk e kam idenë se ku është strehimi. Nëse bombardohemi vetëm shpresoj për më të mirën.”
Në një tjetër vendndodhje dera e çeliktë e strehimit ishte e kyçur me një numër telefoni që nuk përgjigjej kur u tentua nga gazetarët.
Një banor i një tjetër pallati apartamentesh që listohej si strehim emergjence, tha: “Është hera e parë që po dëgjoj se ka një strehim bombardimi në bodrum”.
“Nuk e di si mund të hyet aty, dera është gjithmonë e mbyllur me dryn”.
Kryebashkiaku boksier Klitschko i rekomandonte qytetarëve: “‘Në rast bombardimi të mundshëm, banorët e kryeqytetit mund të strehohen në ndërtesat e përdorura në kohë paqeje për qëllime të ndryshme”.
“Por në rast emergjence, strehimet do të përdoren për mbrojtjen e qytetrëve.”
Zhvillimi vjen teksa gra e burra të moshuar po mobilizohen në Ukrainë për të “luftuar” ushtrinë e Putin, duke u stërvitur me pushkë druri.
Top Channel