Drejtoresha e ISHP, Eugena Tomini ka folur për rastet e reja me Covid-19 në vendin tonë dhe parashikimin se kur pritet të përfundojë pandemia.
Në “Wake Up”, u shpreh se ka sërish shifra të larta të infektimeve, por nëse arrihet 70% e mbulesës vaksinale të popullsisë mund të zbehen efektet e pandemisë.
Eugena Tomini: Sipas çdo parashikimi, Covid-19 i ka tejkaluar pritshmëritë. Është i paparishkueshëm dhe nëse themi që pandemia po vijon nga 2019 dhe ka hyrë në vitin e tretë, sërish kemi rikthim në Pekin të një numri shumë të lartë infektimesh. Kemi sërish rikthim të numrit të lartë të infektimeve në Europë e Ballkan. Pra sipas të gjitha gjasave, ndoshta në mbulesë vaksinale të përgjithshme në nivel global, në nivelin e 70% do të zbehim edhe efektet e pandemisë. Deri atëherë jemi shumë herët për të parashikuar.
Kujtojmë se një ditë më parë, humbën jetën 5 persona dhe u shënuan 939 infektime të reja.
Në spitalet Covid po marrin trajtim 168 pacientë, nga të cilët 11 janë në gjendje më të rënduar.
Top Channel