Vlorë/ Arrestohen dy persona dhe tre të tjerë procedohen penalisht për vepra të ndryshme penale

29/01/2022 12:21
Foto ilustruese

Policia ka arrestuar dy persona, një prej tyre i shpallur në kërkim, ndërsa ka njoftuar se ka proceduar penalisht edhe tre të tjerë për vepra të ndryshme penale.

Në një njoftim për mediat, policia tha se në Stacionin e Policisë Selenicë u bë ndalimi i  shtetasit në kërkim D. H., 27 vjeç,  banues në Llakatund, Vlorë,  sepse Gjykata e Shkallës Parë Vlorë, e ka dënuar me 12 muaj burg, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit“.

Gjithashtu, u arrestua në flagrancë për veprën penale ” Ndërtimi i paligjshëm”,  shtetasi T. B., 43 vjeç,  banues në Himarë, pasi  u konstatua se  po ndërtonte  një katë shtesë, pa lejen e organeve kompetente.

Policia tha se u procedua penalisht për veprën penale ” Shpërdorimi tokës”,  shtetasi D. Gj., 31 vjeç,  banues në fshatin Borsh, Himarë,  pasi  është konstatuar se ka  hedhur inerte në një ambjent të pautorizuar nga Bashkia.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Stacionin e Policisë Orikum proceduan penalisht për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”,  shtetasen B. M., 61 vjeçe, pasi në oborrin e një hoteli, në pronësi të kësaj shtetaseje  duke punuar  është dëmtuar  shtetasi Z. B., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë proceduan penalisht për veprën penale “Kanosja”, shtetasin A. Z., 31 vjeç, sepse në fshatin Metoq, Sarandë, ka kanosur me thikë një shtetase, pasi ka qenë në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA