Spektaklin e kaluar banorët treguan se me cilin prej tyre do të donin të shijonin finalen e shumëpritur.

Donaldi është shprehur i zhgënjyer pasi sipas tij shumica prej banorëve nuk e shprehën me optimizëm emrin e tij.

Këtë mërzitje ai e ka shprehur gjatë javës teksa ka kërkuar edhe sqarimin e banorëve për këtë.

‘’Unë prisja nga Beniada dhe nga Monika që të thonin emrin tim. U çudita por nuk dua ta shpreh se nuk dua të duket sikur po kërkoj llogari’’,- tha Donaldi.

Gjatë spektaklit të sotëm disa nga banorët u përpoqën te tregonin arsyen e moszgjedhjes së Donaldit.

‘’Unë nuk e zgjodha sepse në atë moment vetëm tre veta mund të zgjidhja. Ilirin dhe Donaldin i kam të dy njësoj dhe nuk und të vendosja dot brenda pak minutave’’,- tha Beniada.

‘’Unë thjesht do të doja që finalja të ishte me femra, pavarësisht se nuk mendoj se do të jetë e tillë’’,- deklaroi edhe Monika.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA