Ilustrim

Një zjarr ka përfshirë një banesë në Korçë.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se një person i identifikuar si Edmond Ramollari ka humbur jetën.

Dyshohet se 67-vjeçari është asfiksuar nga ngrohësja.

Policia dhe zjarrfikësja ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, të cilat po bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit.

“Më datë 27.01.2022, rreth orës 20:45, në lagjen nr. 5, ka rënë zjarr në një banesë, ku jetonte përkohësisht shtetasi E.R., rreth 67 vjeç, i cili për pasojë dyshohet se nga asfiksia, ka gjetur vdekjen”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel