“Unë pazaret i kam bërë”, thoshte gjatë përgjimeve të SPAK Admir Burri, por ai nuk po fliste për tregti.

Por se si kishte paguar nga 2 mijë euro dhe më pak zyrtare të hipotekës njësia numër dy për të garantuar certifikatë pronësie dhe shërbime të tjera në kadastër.Mes 17 të akuzuarve për korrupsionin në hipotekë ky shtetas komunikon vazhdimisht në whatsApp me zv. Drejtorin Panol Atnikolla, i cili rezulton të jetë korruptuar për gjashtë praktika. Edhe eprori tjetër në hipotekë Sazan Gorishova sipas hetimit të SPAK rezulton e implikuar Sazan Gorishova sipas hetimi të SPAK rezulton i implikuar gjatë regjistrimit të pasurisë së shtetasit Besnik Hyka.

Përveç dy zyrtarëve në nivel zv. drejtorë të tjerët janë jurist, hartografë dhe përgjegjës sektori.

Gjatë hetimit që dërgoi nën akuzë 17 persona rezultojnë të provuara nëntë episode të parregullta që lidhen drejtpërdrejtë me shkeljen nëntë episode të parregullta që lidhen drejtpërdrejtë me shkeljen e detyrës nga nëpunësit publikë duke nisur nga legalizimi i banesës së Shpëtim Bakisë, që rezulton të ketë paguar për këtë shërbim apo regjistrime të pasurive në praktikën Bodini, Shati, Ahmetaj dhe Balliu.

Për këtë aferë korruptive janë vendosur nën hetim edhe qytetarët që paguan.

Në tre raste të tjera dhe konkretisht në dosjen Licenji sërish janë ofruar shuma monetare për legalizim shtëpie,si dhe në rastet Skrapali dhe Hakanaj.

Top Channel