Rregullatori i barnave i Bashkimit Evropian ka miratuar të enjten përdorimin e pilulës antivirale Pfizer kundër COVID-19, e cila është për trajtimin e të rriturve nga sëmundje të rënda, në kohën kur të gjitha vendet po rrisin arsenalin për të luftuar variantin Omicron.
Miratimi nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), lejon shtetet anëtare të BE-së të përdorin ilaçin pasi rregullatori dha udhëzime për përdorimin e tij urgjent në fund të vitit të kaluar.
Italia, Gjermania dhe Belgjika janë në mesin e vendeve të BE-së që e kanë blerë vaksinën.
EMA po ashtu është duke vlerësuar edhe aplikimin për miratim edhe të pilulës së krijuar nga kompania Merck.
SHBA-ja në dhjetor miratoi për përdorim pilulat e dy kompanive, Pfizer dhe Merck.
Të dy pilulat është thënë se mund të kontribuojnë në luftën kundër sëmundjes COVID-19, pasi studimet kanë treguar se ato ulin rrezikun e hospitalizimeve dhe vdekjeve në mesin e pacientëve që konsiderohen se janë në rrezik të lartë nga koronavirusi.
Top Channel